Skip to content

Na telefononi

+389 76 250 299

Orari i punës

Hënë – Premte, 08:00 – 16:00

Caktoni një takim

Na kontaktoni sot

ROGRAM TRAJNIMI

Kujdestar/e për Ndihmë dhe Kujdes ndaj të Moshuarve dhe Personave të Pafuqishëm

Shoqata Qendra për Zhvillim dhe Edukim është një institucion i verifikuar me Program të verifikuar për arsimimin e të rriturve – Kujdestar/e për ndihmë dhe përkujdesje ndaj personave të moshuar dhe të pafuqishëm.

program

Çfarë përfshin trajnimi?

program

Programi i trajnimit përfshin 4 module të dizajnuara për të aftësuar kujdestarin e ardhshëm që të ofrojë mbështetje psiko-sociale në institucion apo në shtëpi, të ndihmojë në kryerjen e aktiviteteve themelore dhe instrumentale te personat e moshuar dhe të pafuqishëm, si dhe të sigurojë mbështetje për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të tyre.

Kujdesi për personat e moshuar dhe të pafuqishëm është një proces i ndërlikuar dhe me përgjegjësi që kërkon njohuri, përkushtim dhe empati. Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë të aftësuar të planifikojnë, organizojnë dhe realizojnë punën për ndihmë dhe mbështetje të personave të moshuar dhe të pafuqishëm, si dhe të personave me kapacitet funksional të reduktuar, dhe përmes aplikimit të duhur të teknikave, metodave dhe përdorimit të pajisjeve dhe ndihmesave të përshtatshme, ata në rolin e kujdestarëve do të mundësojnë kujdes që i plotëson të gjitha nevojat fizike, emocionale dhe psikologjike të këtyre personave.

Programi është i verifikuar nga

Certifikata e fituar sjell mundësi për punësim në sektorin socio-shëndetësor në vendin tonë dhe më gjerë.