+389 76 250 299
Hënë – Premte, 08:00 – 16:00
Na kontaktoni sot
Ndihmojmë në sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm për realizimin e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve, qasje në shërbime sociale, aktivizimin në tregun e punës, dhe gjithashtu identifikojmë prioritetet në fushën e mbrojtjes sociale në komunitetin lokal, duke përfaqësuar dhe lobuar për krijimin dhe miratimin e programeve dhe masave zhvillimore që do t'i përgjigjen nevojave specifike të individëve në rrezik social dhe do të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie inkluzive dhe të drejtë.
Për qytetarët është në dispozicion platforma digjitale eHelp.mk – një hapësirë digjitale për dhënien e këshillave dhe mbështetjen e masave për mbrojtje sociale, shërbime sociale dhe punësim për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me legjislacionin dhe politikat kombëtare të vendit. Platforma digjitale është dizajnuar për të qenë e lehtësisht e qasshme për personat me aftësi të kufizuara.
E disponueshme në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze, dhe përveç përmbajtjes informative, mundëson edhe komunikim me përdoruesit.